Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pse s’mund të verifikohet pasuria e pajustifikueshme që është fituar 10 vjet më parë?

Instituti Demokratik i Kosovës të mërkurën ka bërë thirrje për trajtim të kujdesshëm të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke kërkuar adresimin e çështjeve kyç të ngritura nga Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias. 

Vullnet Bugaqku nga KDI ka shpjeguar se pse nuk mund të verifikohet pasuria e pajustifikueshme e një zyrtari publik që është fituara 10 vjet më parë. Ai ka thënë se autoritetet shtetërore nuk kanë detyrim që t’i ruajnë dokumentet më gjatë se 10 vjet sepse ligji nuk e kërkon një gjë të tillë.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Siç e ka sqaruar Gjykata Kushtetuese, legjislacioni në Kosovë për ruajtjen e dokumenteve, arkivave dhe të dhënave nuk garanton, askush nuk ka detyrim në Kosovë, asnjë institucion, që në periudhën më gjatë se 10 vjet t’i ruajë dokumentacionet që kanë të bëjnë me transaksionet të pronave ose transaksione të qarkullimit juridik të kontratave, gjykata e ka sqaruar që këta persona që do t’u zbatohet kjo procedurë, nëse u verifikohet pasuria më 2012, do të jenë në pamundësi objektive për të kërkuar dëshmi te këto autoritete”, ka thënë ai në Interaktiv.

Bugaqku ka shtuar tutje se ka paqartësi edhe në afatet e përcaktuara për verifikimin e pasurisë. 

“Në afatet kur fillon procesi i verifikimit të pasurisë ka një diskrepancë sepse mes periudhës kurdo nga 17 shkurti 2008, ekziston një periudhë pas pushimit të mandatit dhe ekziston një periudhë 10-vjecare pas pushimit të mandatit përsëri. Ka një lloj paqartësie në kuptimin e sigurisë juridike se cila është periudha e saktë kur mund të iniciohet verifikimi i pasurisë”, u shpreh ai.  

KDI ka njoftuar të mërkurën se u ka dërguar një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës me rekomandimet për përmirësimin e projektligjit, ndërsa ka paralajmëruar edhe publikimin e një hulumtimi parlamentar për këtë çështje. KDI-ja i ka bërë thirrje Kuvendit që shqyrtimi i projektligjit të shoqërohet me debat të hapur dhe gjithëpërfshirës, të bazuar në standarde kushtetuese dhe evropiane, në mënyrë që të shmangen zgjidhje të paqëndrueshme apo të kontestueshme në praktikë.