Kontrata e shumëpërfolur për lobim, e nënshkruar nga Ministria e Integrimit Evropian me kompaninë amerikane “Madison Global Strategies LLC” duhet anuluar.
Këtë kërkesë e ka parashtruar sërish Partia Socialdemokrate opozitare, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas nënkryetarit të PSD-së, Visar Ymeri, kontrata në fjalë është e papranueshme dhe me një sërë problemesh, për të cilat ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, duhet të sqarohet dhe të japë përgjegjësi.
Ymeri ka folur para gazetarëve, të enjten, në një konferencë për shtyp, ku ka thënë se nënshkrimi i kontratës nga MIE-ja është tejkalim i kompetencave të kësaj ministrie, ndërsa ka folur edhe për një sërë problemesh që i kanë identifikuar në kontratë.
“Kjo kontratë, ndonëse tentohet të paraqitet si përpjekje e Qeverisë për të forcuar pozitat e Kosovës brenda vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, obligimet nga kontrata e nënshkruar thuhet të jenë krejt tjera. Kjo pasi që në përshkrimin e kontratës nga firma amerikane ‘Madison Global Strategies LLC’, e publikuar pranë agjencisë së Departamentit Amerikan të Drejtësisë, flitet për takime me anëtarët e Kongresit dhe Administratës Amerikane”, ka thënë Ymeri.
Përmes kësaj kontrate,Ymeri ka thënë se MIE-ja ka marrë rolin e MPJ-së. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)