Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nushi: Opozita e deritanishme s’mund t’i qëndrojë përballë një politikani si Kurti

Nol Nushi

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka thënë se partitë që deri më tani kanë qenë në opozitë janë ende të habitura se si një lider politik ndonëse ka 51% të mbështetjes së qytetarëve, e ka dërguar vendin në zgjedhje.

Nushi në emisionin “Konfront” në KTV, ka thënë se ish opozita nuk do e bëntë kurrë një gjë të tillë. Sipas Nushit, ish-opozita nuk mundet t’i qëndrojë përballë një politikani si Kurti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këta janë çuditë si Kurti e ka dërguar vendin në zgjedhje ndonëse i kanë 51%, ende çuditen sepse këta nuk do e bënin kurrë një gjë të tillë. Kurrë nuk do e kishin lëshuar pushtetin për një kompromis të vogël sepse kanë bërë kompromise edhe më të mëdha për pushtet. Këta i tmerron ideja si një pushtet me 51% e dërgon vendin në zgjedhje vetëm për ta bllokuar situatën dhe dominuar situatën. Ata i frikëson, ata nuk munden t’i qëndrojnë përballë një politikani të tillë”, ka thënë Nushi.

Nushi nga Partia Socialdemokrate ka theksuar se anëtarët e partive opozitare në përgjithësi nuk janë të zëshëm në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Nushit ata akoma nuk kanë arritur ta njohin Kurtin politikisht.

“Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë qenë kurrë aktivistë politikë. Ka individë që kurrë nuk ua kemi dëgjuar zërin, ndonëse janë edhe akademikë. Kisha pasur dëshirë t’i shoh duke u përballur me pushtetin. Duhet të jesh trefish më i zëshëm që çështja jote të kaloj ose të problematizohet përballë një pushteti që i ka veç numrat sepse dije nuk ka. Hallin e kam që as këndej nuk ka dije. Këta as nuk e njohin Kurtin, nuk po flas vetëm prej afër sepse ashtu e njohim ne më së miri por as politikisht nuk po e njohin”, ka thënë Nushi.

Nushi ka deklaruar gjithashtu se partitë opozitare kanë mundur të tregojnë qeverisje të mirë në Komunën e Prishtinës, mirëpo sipas tij ata “luftën” e kanë pasur vetëm për të marrë nën menaxhim sa më shumë ndërmarrje publike.

Nushi i ka akuzuar se nuk kanë program të tyre politik por vetëm kopje të programit të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Opozita po e kopjon programin e Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm po e shumëzon për dy ose për katër. Kurti i rritë shtesat, ata e premtojnë dyfishin e tij. Pse LDK-ja po e kopjon logjikën e Kurtit që e duan edhe kryeministrin edhe presidentin. Këta po përtojnë të punojnë dhe po mendojnë që duke ia marrë grimin Lëvizjes Vetëvendosje do t’ia marrin edhe pushtetin. Këta janë të mirë vetëm të kapin ndonjë ndërmarrje publike, të vishen bukur të bëjnë ndonjë spot me kompanitë e tyre të shtrenjta. Asnjë fjalim opozitar nuk e kanë, këta janë të vdekur politikisht në Kuvend e as nuk shkojnë në Kuvend shumica prej tyre”, ka theksuar Nushi.


Votat e kujt i synon PSD-ja në zgjedhjet e 7 qershorit?

Nol Nushi nga Partia Socialdemokrate ka thënë se ka shumë qytetarë që janë të pakënaqur me Albin Kurti dhe i druhen pushtetit të tij. 

“Por, ata nuk kanë kujt me ia jep votën. E ata i ftoj edhe nga kjo studio me votu PSD-në. Ata na njohin neve”, tha Nushi në “Konfront” të KTV-së. 

Ai ka thënë se duhet me “i dhënë PSD-së rastin me kallëzu qysh mbahet përgjegjës ky pushtet”. 

Ai ka thënë se më së shumti ka të pakënaqur në opozitë.

“Vetëm në Kosovë ka kur elektorati, votuesi është më radikal se udhëheqësi i partisë. E pamë sot presionin, u çun anëtarësia, u çun kryetarë të degëve, asamblistë e anëtarë të kryesisë, me çu Fatmir Limajn në PDK. Dy ditë presion qytetarë, që vinte prej poshtë anëtarësisë. Por, refuzuan. Thanë na ndihmoni në pa koalicion. E poshtëruan një ish-koleg”, tha Nushi. 

E Natyra Kuqi e PSD-së tha se votuesit s’kanë parë ndryshim te opozita dhe s’kanë parë alternativë tjetër. 


PSD-ja me fushatë kundër ish-opozitës - Kuqi: Është koha me tregu opozitë ndryshe

Natyra Kuqi nga Partia Socialdemokrate, ka thënë se ish-opozita përgjatë qeverisjes së Albin Kurtit, e kanë pasur qeverisjen e atillë që vetëm e kanë forcuar pushtetin e tij.

Kuqi në emisionin “Konfront” në KTV është shprehur se kjo është edhe arsyeja pse po bëjnë fushatë kundër ish-opozitës. Kuqi ka shtuar se është koha të tregohet një opozitë ndryshe.

“E kemi treguar si është Kurti autoritar, që është i rrezikshëm dhe si qeverisë një pushtet i tillë. Opozita nuk ka dashur ta dijë për arsye të ndryshme të rehatisë personale, private, nganjëherë edhe e grupeve të ndryshme të interesit. PSD-ja besoj e ka tabluar veten si një opozitë që e kundërshton një pushtet autoritar. Për këto gjashtë vite në ndërkohë që ne nuk kemi folur për opozitën, kemi heshtur, kemi kërkuar takime, ata kanë vendosur me qasjen e njëjtë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe e kanë forcuar pushtetin e Albin Kurti”, ka thënë Kuqi.