Punëtorë të institucioneve që financohen nga Serbia dhe qytetarë të nacionalitetit serb janë mbledhur në Graçanicë për të protestuar kundër ndalimit të shtatë personave, të cilët dyshohen për kërcënim të votuesve në këtë komunë.
Shtatë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprën penale “cenim të vullnetit të lirë të votuesve” në komunën e Graçanicës, gati dy javë para mbajtjeve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, ka bërë të ditur për KOHËN se personat e dyshuar kanë pozita udhëheqëse në Graçanicë, ndërkaq njëri prej tyre është edhe asamblistë në këtë komunë.
E pranishme në këtë protestë është edhe Policia e Kosovës.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se serbët e Kosovës po përballen me trysni dhe kërcënime të papara për t’u orientuar politikisht drejt Listës Serbe, duke e cilësuar situatën si ndër më të rëndat në vitet e fundit.
Gjatë një konferencë për shtyp të mërkurën, kryeministri në detyrë ka thënë se shantazhi nga Beogradi për votuesit serbë në Kosovë është shndërruar në fenomen.
Sipas tij, këto veprime përfshijnë kërcënime, shantazhe dhe kushtëzime financiare ndaj qytetarëve serbë në Kosovë, me qëllim orientimin e tyre politik.
Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se kërcënimet dhe presionet ndaj votuesve në Graçanicë burojnë nga direktiva të orkestruara nga Serbia, pas arrestimit të shtatë personave të dyshuar për “cenim të vullnetit të lirë të votuesve”.
Në një shkrim në Facebook të martën mbrëma, Sveçla ka thënë se zgjedhjet në Kosovë vazhdojnë të vlerësohen nga raportet ndërkombëtare për standardin e lartë të organizimit dhe garantimin e vullnetit të lirë të qytetarëve, pavarësisht, siç u shpreh ai, bllokadave të qëllimshme politike.