Promovimi i monografisë së parë për kancerin e gjirit, të hënën mblodhi të mbijetuar e udhëheqës të institucioneve shëndetësore në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Në përurim u bë thirrje për kontrolle të shpeshta dhe u tha se duhet ende punë në vetëdijesim
Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, të hënën është promovuar monografia për kancerin e gjirit nga Shoqata e Onkologëve dhe Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “JETA/VITA”.
Nafije Latifi, drejtoreshë e kësaj qendre dhe e mbijetuar e kancerit të gjirit, ka folur për përvojën dhe sfidat me të cilat është përballur para 20 vjetësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rrëfimi im për kancerin e gjirit, për këtë sfidë të rëndë që ma ndryshoj jetën, filloj para gati 20 vjetësh. Ishte rrëfim publik, i pa dëgjuar ose i rrallë për kohën, sepse tema ishte tabu edhe pse me të përballej një numër i madh grash. Ishte rrëfim me qëllim vetëdijesimi dhe informimi për sëmundjen dhe nevojën për kontroll e zbulim të hershëm”, ka thënë Latifi.
E kryetarja e Komisionit parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Mullhaxha-Kollqaku, është shprehur se numri i të mbijetuarve nga kjo sëmundje po rritet. Ajo ka bërë thirrje për kontrolle më të shpeshta.
“Unë sot ju drejtohem si politikane, si mjeke dhe si e mbijetuar e kancerit të gjirit. Sot ka fatmirësisht shumë të mbijetuar. Ne po ecim shumë më mirë si Kosovë me trajtim sepse kemi shumë më shumë profesionist shëndetësor dhe shteti po e bën të veten duke e zgjeruar listën esenciale, duke ndarë më shumë mjete për medikamente”, ka thënë Mulhaxha-Kollqaku.
Dita Botërore e kancerit të gjirit ishte të dielën.
Kryetari i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Arben Bislimi, ka theksuar rëndësinë e informimit dhe rritjes së vetëdijes për këtë sëmundje.
Në vitin 2023, numri i të prekurve me kancer të gjirit ishte 10 për qind më i madh se më 2022.