Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria ka pushuar hetimet për “lajmërim të rrejshëm të rastit” për 18 vjeçaren nga Drenasi

Foto: Koha / ilustrim

Kallëzimi Penal kundër 18 vjeçares A.G nga Drenasi i bërë nga prokurorja Gjejrane Alaj është hedhur poshtë nga Prokuroria Themelore.

Edhe pse sot Prokuroria Themelore në Prishtinë e kanë sqaruar procedurën se si ishte mbyllur hetimi për arsimtari Sh.Gj të cilën A.G e kishte denoncuar për keqpërdorim seksual, A.G nuk është duke u hetuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kallëzimi Penal kundër 18 vjeçarës sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë është trajtuar nga një prokuror, dhe ai prokuror ka marrë aktvendim për hedhje poshtë të kallëzimit penal për shkak se vajza ishte shprehur e penduar për “deklaratën e rrejshme”.

Një gjë të tillë për “Koha Ditore” e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

“E shikuam se deri ku ka arritur. Rasti është trajtuar por hetimi është mbyllur për shkak se vajza ka thënë që është e penduar për atë që e ka bërë”, ka thënë ai.