Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria e Shtetit hesht ndaj shkeljeve të ZRRE-së

Foto: Driton Paçarada / Koha

Prokuroria e Shtetit ka heshtur ndaj shkeljeve të bëra nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë, e cila muajin e kaluar i kishte dhënë licencë 1-vjeçare për operim kompanisë “Hidroenergjia sh.p.k” për hidrocentralin “Lepenci 3 në Sllatinë të Kaçanikut, edhe pse ky impiant nuk posedon leje mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Një vendim të tillë ZRRE-ja e kishte marrë bazuar në një rregullore të brendshme të miratuar në vitin 2017, e cila ia mundëson lëshimin e licencave të përkohshme edhe pa leje mjedisore. Por gazeta ka raportuar se kjo rregullore bie në kundërshtim me Ligjin bazë për Rregullatorin e Energjisë, atë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ligjin për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes, të cilat tregojnë se një impiant për të cilën aplikohet leje e integruar mjedisore nuk mund të lëshohet në punë pa posedim të një dokumenti të tillë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këto shkelje deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetojnë këto veprime të ZRRE-së. Por gazeta ka provuar që të marrë një përgjigje nga ana e Prokurorisë së Shtetit gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte, por zyrtarët e saj nuk janë përgjigjur në e-mail e as në telefonata.

Ndërkohë Betim Musliu nga Instituti i Kosovë për Drejtësi, ka thënë për gazetën se Prokuroria e Shtetit ka mjaftueshëm argumente për ndjekjen e personave që kanë krijuar vendime të tilla.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)