Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prioritetet e Qeverisë: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe çmimet tavan

Qeveria - 20 shkurt

Foto: Driton Paçarada

Në mbledhjen e dytë, Qeveria ka miratuar pakon e 19-të të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, pas vendimit nga Këshilli i BE-së dhe SHBA-ja, si dhe Projektligjin për Ratifikimin e dy amendamenteve të Programit IPA. Po ka themeluar dy ndërmarrje publike komunale dhe ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Ligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligji për çmimet tavan do të jenë prioritetet e Qeverisë, ka thënë të premten kryeministri Albin Kurti. Këto dy projektligje janë pjesë e programit legjislativ të miratuar nga Qeveria për dy vjetët e ardhshëm (2026-2028).

“Do të vazhdojmë me vendosmëri për të sjellë ligje të qarta e cilësore në dobi të qytetarëve dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Kurti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Që të dy këto projektligje janë miratuar edhe më parë, por u patën rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, pas sipas saj, nuk ishin në përputhje me Kushtetutën.

Pas miratimit të agjendës legjislative, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se do të adresohen vërejtjet e Kushtetueses për Ligjin për çmimet tavan.

“Ky projektligj krijon bazën ligjore për ndërhyrje të shpejtë dhe të drejtë kur përballemi me: rritje të papritura të çmimeve, mungesë të produkteve themelore, çrregullime në furnizim. Qëllimi nuk është ndërhyrja arbitrare në treg, por mbrojtja e qytetarëve nga abuzimi dhe spekulimi në kohë krize. Masat janë të përkohshme, proporcionale dhe të orientuara drejt ruajtjes së stabilitetit ekonomik”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas Kusari-Lilës, vendosja e masave të përkohshme të produkteve themelore në rast të krizave ekonomike, është hap i domosdoshëm për të mbrojtur konsumatorin e për të garantuar stabilitet në treg.

“Në një periudhë kur inflacioni ka prekur çdo familje, shteti duhet të jetë garant i balancës mes tregut të lirë dhe interesit publik”, ka shkruar ministrja.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe pakon e 19-të të sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë, pas vendimit nga Këshilli i BE-së dhe SHBA-ja. Prezantimi për miratim u bë nga ministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Glauk Konjufca, i cili shpalosi edhe fushat që do të preken.

“Pakoja synon sektorin e energjisë, financave, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë dhe zinxhirët e furnizimit me mallra ushtarake dhe me përdorim të dyfishtë, shërbime strategjike, përfshirë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale, si dhe do të ndërmarrë masa në lidhje me kontrollin e lëvizjes së diplomatëve rusë”, ka bërë të ditur Konjufca.  

Qeveria ka themeluar edhe dy ndërmarrje të reja për shërbime publike lokale, një në Komunën e Fushë Kosovës dhe një tjetër në Drenas.  

Miratimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar e ka marrë dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor. Sipas kryeministrit Kurti, kjo marrëveshje buron nga Procesi i Berlinit.

“Përmes saj, pas ratifikimit në Kuvend dhe kur të fillojë zbatimi, lehtësohet qasja dhe pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë, sepse hiqen pengesat administrative dhe afrohen standardet akademike ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.

Në mbledhje është miratuar Projektligji për Ratifikimin e amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017, pjesa e parë, si dhe Projektligji për Ratifikimin e amendamentit nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018.

Po ashtu është miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Qasje në Arsimin e Lartë dhe Pranim për Studime në Ballkanin Perëndimor.

“Përmes kësaj marrëveshjeje, lehtësohen qasja dhe pranimi i studentëve në institucionet publike të arsimit të lartë, duke hequr pengesat administrative dhe duke afruar standardet akademike ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Në mbledhjen e sa të dytë Qeveria ka themeluar edhe Këshillin Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.