Kryeministri i ri Albin Kurti do të pranojë detyrën nga tashmë ish-kryeministri Avdullah Hoti, të martën në orën 10:00, kanë bërë të ditur burimet e KOHËS.
Të hënën në mbrëmje, Kurti u zgjodh për herë të dytë kryeministër. Qeveria e udhëhequr nga ai mori 67 vota të deputetëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurti ishte kryeministër edhe më 2020, nga shkurti deri në qershor, kur u pasua nga Hoti.
Ndërkohë, Hoti ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës dhe se do ta njoftojë Kurtin me gjitha punët që sipas tij janë bërë apo kanë ngelur në gjysmë.