Posta e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shpërndarjen e gjobave digjitale për shkeljet e trafikut.
Policia e Kosovës pati bërë të ditur se do të nisë dërgimin e gjobave të trafikut në adresë të pronarëve të automjeteve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky hap modernizues e bën procesin më të shpejtë dhe më të thjeshtë për qytetarët, duke siguruar një menaxhim efikas të detyrimeve të tyre. Gjobat dërgohen drejtpërdrejt në adresat e qytetarëve, duke ofruar një mundësi më të përshtatshme dhe më të thjeshtë për të realizuar pagesat”, thuhet në njoftim.
Policia në fillim të prillit pati sqaruar se gjobat për shkeljet në trafik do t’iu dërgoheshin pronarëve të automjeteve përmes Postës dhe platformës e-Kosova, dhe se ata do identifikohen përmes pajisjeve inteligjente.
Qytetarët mund të ankohen për gjobat dhe pagesa e tyre u mundësohet në çdo zyre të Postës.