Nga shtatori i vitit të kaluar Policia e Kosovës nuk ka arritur të lidhë tenderin për pajisjet për verifikimin e dokumenteve.
Një gjë e tillë paradoksalisht ka ndodhur për shkak që Policia e Kosovës në këtë tender nuk i ka verifikuar dokumentet e kompanisë, e që kanë qenë obliguese për të marrë pjesë në këtë tender, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTenderi i shpallur në shtator të vitit të kaluar është përmbyllur fillimisht në dhjetor. OSHP-ja e kishte kthyer në rivlerësim, por sërish Policia e Kosovës pati vepruar njëjtë. Kjo e ka shtyrë OSHP-në që t’i drejtohet me urdhëresë Policisë së Kosovës për të rivendosur për këtë tender.
Megjithatë, pas ankesës se një kompanie tjetër është vërtetuar se autorizimi i një kompanie ndërkombëtare, me të cilin kompania e Kosovës kishte marrë pjesë në tender, nuk ishte origjinal.
Sipas specifikave të tenderit, një nga kriteret ka qenë që autorizimi në Policinë e Kosovës të dorëzohet origjinal ose i skanuar, por i noterizuar. Kompania, që është rekomanduar si fituese nga Policia e Kosovës, këtë dokument as nuk e ka dërguar origjinal, e as të noterizuar. Dokumenti i paraqitur si kopje origjinale, sipas ekspertit të OSHP-së, është dokument i printuar me ngjyrë e i paraqitur si origjinal. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)