Arbëri

Policia gjen tabela automjetesh pas vërshimeve, pronarët mund t'i marrin në Graçanicë

Tabela automjetesh

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur tabela automjetesh pas vërshimeve në zonat që ishin më shumë të prekura.

Në njoftim thuhet se këto tabela janë gjetur në rrugën Prishtinë-Ferizaj dhe janë dorëzuar në stacionin policor në Graçanicë. 

“Njoftohen qytetarët, se në zonën që kishte vërshime, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, saktësisht në afërsi të Prishtina Mall, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Graçanicë”, thuhet në njoftim. 

Tutje janë ftuar pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në këtë stacion policor për tërheqjen e tyre.