Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i mundshëm nëpërmjet komunikimit me partnerët ndërkombëtarë dhe garancive të Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë të hënën “Zgjedhjet në KOHË” të KTV-së se anëtarësimi do të mund të bëhej si në rastin e themelimit të ushtrisë së Kosovës, pa ndryshime kushtetuese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përmes një komunikimi serioz, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën kur kemi marrë përgjegjësi. Një komunikim normal duke pasur parasysh prioritetet me miqtë që kanë ndihmuar Kosovën deri në këtë periudhë. Është interesant të përmendet periudha kur është thënë të bëhen ndryshime kushtetuese për themelimin e ushtrisë së Kosovës, e është gjetur një formulë ndryshe në partneritet me vendet e NATO-s”, ka deklaruar Isufi.
Ai ka shtuar tutje se anëtarësimi do të bëhej duke dhënë garanci serioze Kosova dhe nëpërmjet interesit të vendeve të NATO-s që Kosova të ishte pjesë e saj.
“Me një komunikim të mirë me SHBA-në dhe me partneritet kjo s’ka kthim”, ka shtuar Isufi.