Pesë shqiptarë janë larguar të martën nga Izraeli.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar në Facebook se qytetarët ndodheshin në Izral për çështje turistike dhe profesionale, derisa tha se janë larguar të sigurt nëpërmjet Egjiptit.
Ai ka deklaruar se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe së shpejti do të kthehen në Shqipëri.
“Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit. Ata ndodhen tashmë në Egjipt, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të kthehen së shpejti në Shqipëri. Largimi dhe kthimi i tyre u mundësua nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nëpërmjet ambasadave në Tel Aviv dhe Kajro”, ka thënë Hasani.
Ministri i Shqipërisë i ka falënderuar autoritetet izraelite, ambasadat greke dhe bullgare në Tel Aviv, si dhe autoritetet egjiptiane për mbështetjen dhe bashkëpunimin.
“Falënderojmë autoritetet izraelite, Ambasadën Greke dhe Ambasadën Bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane, si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban për mbështetjen dhe bashkëpunimin e dhënë”, ka thënë ai.