Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj M.K, V.M., D.R., Z.D., C.B.,M.I.,S.S. dhe S.K për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas aktakuzës, të pandehurit nga 24.03.1999 deri më 31.03. 1999, në qytetin e Gjakovës, gjatë një operacioni të gjerë, duke vepruar në bashkëkryerje dhe në koordinim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje, dëbim të popullsisë civile, shkatërrim dhe plaçkitje të pronës së tyre.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë këtij operacioni të forcave policore, paramilitare dhe ushtarake serbe janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 të tjerë.
Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë mbajtjen e gjykimit në mungesë, meqenëse të pandehurit thuhet se janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.
-
Ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj dy ish-policëve serbë, nën dyshimin për krime lufte në Gjakovë
-
Aktakuzë në mungesë ndaj dy ish-pjesëtarëve të forcave serbe për krime lufte në Gjakovë
-
Aktakuzë ndaj pesë personave për krime lufte në Fushë-Kosovë
-
Aktakuzë ndaj 21 personave për krime lufte në Reçak
-
Aktakuzë në mungesë ndaj dy personave për krime lufte në Rahovec e Suharekë