Është shënuar 27-vjetori i masakrës në Poklek dhe asaj në Çikatovë të Vjetër të Drenasit. Pas homazheve, përfaqësues shtetërorë kanë bërë thirrje për drejtësi dhe është shtruar nevoja për dokumentim të krimeve serbe
Janë bërë 27 vjet prej kur forcat serbe kryen dy masakra brenda një dite, në komunën e Drenasit.
Në Poklek, brenda një dhome, u vranë 53 civilë, nga foshnjë gjashtëmuajshe deri te të moshuar 75-vjeçar. Trupat e tyre u dogjën më pas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE, në Çikatovë të Vjetër u vranë 24 civilë të tjerë, trupat e të cilëve u dërguan në Rashkë në përpjekje për fshehjen e krimit.
Në të dyja fshatrat, qytetarë e përfaqësues institucionalë, bënë homazhe të premten.
Presidentja në detyrë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të adresojnë pa vonesa krimet e luftës.
“Këto ngjarje përbëjnë dëshmi të qarta të gjenocidit ndaj popullsisë civile shqiptare në Kosovë. Autorët e këtyre krimeve edhe pse dihen nuk janë përballur kurrë me drejtësinë. Madje disa prej tyre janë shpërblyer në Serbi. Republika e Kosovës tashmë ka bazën ligjore që mundëson ndjekjen dhe gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës. Ne kërkojmë me vendosmëri që përgjegjësit e këtyre krimeve të ndiqen, të gjykohen dhe të dënohen, qoftë edhe në mungesë. Ne nuk harrojmë. Këto krime nuk mund të fshihen dhe nuk mund të relativizohen. Ato mbeten një plagë e hapur e historisë sonë dhe një thirrje e përhershme për drejtësi”, ka thënë Haxhiu.
Në përkujtimin që ua ka bërë viktimave, edhe kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kërkesa për drejtësi nuk duhet të pushojë.
“Përkujtimi i tyre është obligim institucional dhe shoqëror. Dokumentimi i krimeve dhe ruajtja e dëshmive janë thelbësore për të vërtetën historike dhe për drejtësinë. Krimet e luftës nuk parashkruhen, dhe drejtësia për viktimat mbetet kërkesë e pandërprerë. Me respekt të thellë për të vrarët dhe me solidaritet me familjarët e tyre, riafirmojmë përkushtimin tonë për të vërtetën, kujtesën dhe drejtësinë”, ka thënë ai.
E, ish-presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se këto krime përbëjnë provë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.
“Liri Muqolli ishte 6 muajshe kur së bashku me 53 anëtarë të familjes, kryesisht fëmijë e gra, u ekzekutuan, u dogjën njëherë, pastaj u dogjën sërish. Liri kishte emrin, por lirinë nuk e arriti kurrë. Kushdo që thotë se në Kosovë nuk është kryer gjenocid, le të shkojë në Poklek e në çdo pjesë të Kosovës. Dëshmitë e holokaustit të kryer në Kosovë janë akoma të freskëta”, ka thënë Osmani.
Krahas shumë qytetarëve, homazhe në Poklek e Çikatovë të Vjetër ka bërë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Në Poklek, shtëpia e familjes Muqolli, ku u vranë 53 civilë, është shndërruar në shtëpi-muze, ku ruhen dëshmi dhe kujtime nga ngjarjet tragjike të asaj dite.