Arbëri

Përditësohen të dhënat, kjo është gjendja në kufi

Merdar

Situata në pikat kufitare të Kosovës është e qetë dhe pa shumë pritje. 

Sipas përditësimit të fundit të bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të bërë pas orës 8:40, pritjet më të mëdha janë për të hyrë nëpërmjet pikave kufitare Merdar, Muçibabë dhe Mutivodë, Jarinje. Për të hyrë nëpërmjet këtyre pikave kufitare në Kosovë pritjet janë der 10 minuta. 

Në pikat tjera kufitare pritjet janë deri në 5 minuta. 

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës të martën u ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative, pasi të mërkurën është paralajmëruar për 4 orë të bllokohet qarkullimi rrugor në fshatin Kastrat në Kurshumli në Serbi.

MPJD-ja po ashtu ka paralajmëruar se është paralajmëruar bllokim të qarkullimit edhe më 27 dhjetor dhe më 3 janar. 

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se nesër, më 24 dhjetor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë, Serbi, nga ora 11:50 deri në ora 15:50, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë. Gjithashtu, sipas paralajmërimeve të tanishme, bllokim të qarkullimit do të ketë edhe me datat; 27 dhjetor 2025 ku bllokimi i qarkullimit do të jetë prej orës 11:52 deri në ora 18:52, dhe më 3 janar 2026 ku bllokimi do të zgjasë nga ora 09:00 deri në ora 24:00. Qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo tranzit nëpër këtë segment rrugor, këshillohen që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe, me qëllim të shmangies së pritjeve, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim, të shfrytëzojnë rrugë alternative”, ka njoftuar MPJD.