Me rastin e kremtimit të festës së Krishtlindjes, Ipeshkvi i Kosovës Dodë Gjergji ka organizuar pritje solemne, ku mori pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani. Ai
Gjatë fjalimit, Dodë Gjergji tha se çdo shoqëri në këtë botë sot ka nevojë për paqe, dashuri e mirëkuptim.
“Festa e Krishtlindjes është festë e jona. Krishti, mbreti i paqes është për të gjithë, si çdo njeri dhe familje, vendi ynë dhe çdo shoqëri në këtë botë ka nevojë më së shumti sot për paqe dhe dashuri, mirëkuptim dhe gëzim ne zemrën e vet, sepse Krishti është drita që shndrin errësirën jo vetëm të natës së festës, por edhe të menduarit, ngjarjeve të cilat i jetojmë dhe që kanë kapluar në zemrën e njeriut një shoqëri apo familje. Le të jetë Krishti drita që shkëlqen në zemrën e secilit. Le të vazhdojmë së bashku për të lutur në këtë natë të shenjtë për secilin prej nesh për të gjitha besimet”, tha Dodë Gjergji.
Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se duhet të ndiqet shembulli i humanistes së madhe shqiptare Nënë Terezës për të shprehur solidaritet me të gjithë ata që kërkojnë dhe kanë nevojë për ndihmë.
“Përtej dritave që vezullojnë dhe simbolizojnë shpresën, reflektojmë mbi bujarinë solidaritetin dhe bashkimin tonë si komb dhe shoqëri. Krishtlindja është frymëzim që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa… sipas shembullit të Shën Terezës le të kujdesemi jo vetëm sonte por gjatë gjithë vitit që vjen për ata që presin ndihmën tonë dhe kanë nevojë për ngrohtësi njerëzore”, tha Osmani.