Thirrje për paqe, reflektim shpirtëror, pajtim e përgjegjshmëri u dhanë nga ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, në meshën solemne të Pashkëve në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
Kjo festë e rëndësishme për besimtarët katolikë u shoqërua edhe me thirrjet për ripërtëritje të shpresës në mesin e familjeve shqiptare.
Në fjalën e tij, Ipeshkvi Gjergji u bëri thirrje liderëve politikë që të tregojnë përgjegjësi në ushtrimin e detyrave të tyre, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.
Po ashtu, ai u lut për ndaljen sa më të shpejtë të luftërave në botë dhe për mbizotërimin e paqes dhe qetësisë.
“I ftojmë edhe autoritetet politike të vendit tonë që të jenë më të ndërgjegjshëm për kohën të cilën jetojmë, më të përgjegjshëm për detyrat dhe përgjegjësitë që të ruhet stabiliteti dhe siguria ashtu që të gjithë të kenë aftësinë, guximin dhe zotësinë për dialog me njeri-tjetrin dhe të respektojmë të kaluarën sikur që duhet të ndërtohet e ardhmja…Ta kujtojmë paqen në botë. Dashtë Zoti që sa më parë të ndalohet zhurma dhe krisma e armëve që të ngadhënjejë qetësia”, theksoi ai.
Pashkët janë festa më e rëndësishme e krishterimit, që simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe përçon mesazhe shprese, ripërtëritjeje dhe jete të re.
-
Mesha e Pashkëve përcillet me thirrjen për liderët politikë që të tregojnë përgjegjësi
-
Në Krishtlindje, ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për stabilitet politik
-
Për Krishtlindje, ipeshkvi bën thirrje për stabilitet politik në Kosovë
-
"Përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa", mesazhi i ipeshkvit Dodë Gjergji për Krishtlindje
-
Mesazhi i Dodë Gjergjit për Krishtlindjet: Ta rikthejmë shpresën, ndërgjegjen dhe përgjegjësinë qytetare