Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për një muaj çmimi i naftës në Kosovë u rrit për 54 për qind

derivate

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej 2 marsit deri më sot çmimi i naftës në Kosovë është rritur për 54 për qind.

Nga 1.18 euro për litër sa ka qenë, të martën ka arritur në 1.82 euro për litër.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, ka thënë se nuk mund të parashikohet se sa do të jetë çmimi ditëve në vijim.

“Çmimet e derivateve, kur ka filluar lufta në Ukrainë kanë qenë më të lartë. Po qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmime ma të lira në regjion. Nuk mundem të paragjykojë se çfarë çmimesh do të kemi në ditët në vijim, se po ka lëvizje të mëdha në bursa dhe në tregjet ndërkombëtare”, ka theksuar Berjani.

Ai ka treguar edhe çmimet aktuale të naftës dhe benzinës në Kosovë.

“Çmimet sot me pakicë sillen përafërsisht dizel 1.74 euro deri në 1.82 euro, benzina 1.40 euro deri në 1.44 euro. Çmimi furnizues të premten me shumicë ka qenë 1.74 euro dhe do të ulën pasi që të ndërpritet lufta në Iran”, ka deklaruar Berjani.

Qëkur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën e përbashkët ndaj Iranit, çmimi i derivateve ka shpërthyer dhe është rritur vazhdimisht. Lufta ka ndërprerë zinxhirin e furnizimeve nga Lindja e Mesme.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë masë fiskale për ta lehtësuar barrën për qytetarët.

Teksa Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë ulur akcizën dhe TVSH-në për të ndihmuar konsumatorët, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim vetëm për caktimin e marzhës së fitimit për tregtarët, masë që nuk ul çmimet, por vetëm parandalon abuzimet.