Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në QKUK janë kryer 3,098 lindje.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka thënë se nga këto lindje, asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga 1 janari i këtij viti, në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike, të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, janë kryer 3 mijë e 98 lindje, prej tyre 1 mijë e 247 me operacion. Në klinikë janë kryer edhe 1 mijë e 664 operacione të llojeve të ndryshme. Nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Vitin e kaluar janë regjistruar 21,654 lindje në total. Nga ta, 11,207 ishin meshkuj dhe 10,447 femra.