18 mijë nga këto aplikime janë nga Gjermania, 8000 nga Zvicra, 1600 nga Franca dhe të tjera nga Austria, Suedia, SHBA-ja dhe vende të tjera ku jeton diaspora e Kosovës. Afati për regjistrim është i hapur deri të dielën. Për zgjedhjet e 28 dhjetorit patën aplikuar 84 mijë qytetarë, e për ato të 9 shkurtit 115 mijë pjesëtarë të diasporës
Për 6 ditë, mbi 50 mijë pjesëtarë të diasporës kanë aplikuar për të votuar nga jashtë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se shumica e aplikimeve janë pranuar, e nga to rreth 27 mijë aplikime janë për votim me postë e afër 9 mijë për votim fizik në përfaqësi diplomatike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar rreth 50 mijë kërkesa për regjistrim pra si votues jashtë Kosovës prej të cilave deri më tani janë aprovuar më shumë se 36 mijë ndërkaq janë refuzuar 3868 të tjera si dhe në shqyrtim e sipër janë më shumë 9200 aplikime”, ka thënë Elezi të hënën.
18 mijë nga këto aplikime janë nga Gjermania, 8000 nga Zvicra, 1600 nga Franca dhe të tjera nga Austria, Suedia, SHBA-ja dhe vende të tjera ku jeton diaspora e Kosovës.
Afati për regjistrim është i hapur deri të dielën.
Për zgjedhjet e 28 dhjetorit patën aplikuar 84 mijë qytetarë, e për ato të 9 shkurtit 115 mijë pjesëtarë të diasporës.
Në këto zgjedhje janë shtuar edhe përfaqësitë diplomatike nga ku do të zhvillohet procesi i votimit fizik.
“Sipas vendimit të KQZ-së, procesi i votimit planifikohet të realizohet në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime prej të cilave 33 janë ambasada dhe 15 konsullata. Ndërkaq numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për këtë lloj votimi është më shumë se 66 mijë”, ka thënë Elezi.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, votimi fizik është organizuar në 29 përfaqësi diplomatike.
Me ndryshimet në rregulloren për votimin jashtë Kosovës, në ambasadat apo konsullatat ku regjistrohen më pak se 50 votues nuk do të organizohet votimi fizik.
Qytetarët e regjistruar në ato përfaqësi diplomatike do të kalojnë automatikisht në votim me postë, proces që do zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor.
Ndërkaq, 27 subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhje kanë afat deri të martën në mesnatë për t’i dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë.
Deri të hënën pasdite, asnjë subjekt politik nuk e ka bërë një gjë të tillë. E më 16 maj do të tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve në fletëvotim.