Askush s’e ka menduar se pikërisht njeriu që e lexoi deklaratën e pavarësisë, 11 vjet pas do ta vinte në diskutim çështjen e kufijve të Kosovës.
Madje, që nga korriku i vitit të kaluar, në fjalët e presidentit Thaçi, ka mbizotëruar korrigjimi i kufijve me Serbinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa ditë para 11-vjetorit të shtetësisë, Thaçi ka përmendur veriun e Kosovës dhe jugun e Serbisë, si mundësi të korrigjimit të lehtë të kufirit, duke thënë se nëse ky është çmimi për një marrëveshje të paqes, kjo do të duhej të pranohej.
Ndërkaq, të gjitha partitë parlamentare e kanë kundërshtuar këtë ide të tij, duke përfshirë edhe ish-partinë e tij, PDK-në.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka kundërshtuar ashpër këtë ide, duke thënë se kjo do të mund të sillte tragjedi dhe luftë të re në Ballkan.
Dy partitë opozitare, Lidhja Demokratike dhe Vetëvendosje, thonë se kufijtë shtetërorë po rrezikohen, pikërisht nga presidenti i vendit.
Opozita thotë se presidenti Thaçi nuk ka mandat kushtetues për të folur për ndryshim të territoreve.