Kompania Regjionale e Mbeturinave për rajonin e Prishtinës, “Pastrimi”, të mërkurën ka paralajmëruar se të gjithë klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve, përfshirë ato publike, që kanë borxhe në faturat e mbeturinave do të procedohen te përmbaruesi privat nëse nuk fshijnë detyrimet deri më 6 shtator (e premte).
Në një njoftim për media, “Pastrimi” ka thënë se ka bërë njoftime të vazhdueshme në media që faturat për heqjen e bërllokut të paguhen. Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se borxhi mund të paguhet me këste deri në 12 muaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” SH.A, pas njoftimeve të vazhdueshme ne media, rrjete sociale si dhe njoftimeve përmes vërejtjeve për pagesë të mbeturinave, njofton që do të bëjë procedimin e borxheve në procedurën përmbarimore tek Përmbaruesve Privat. Procedimi i borxheve do të bëhët për klientët e amvisërisë, bizneseve dhe institucioneve pëefshirë edhe institucionet publike të cilatt kanë borxhe për faturat e mbeturinave. Afati kohor i përmbushjes së obligimeve të klientëve për pagesë të fatures së mbeturinave është deri me dt. 06 Shtator 2024 ora 16:00. Po ashtu, njoftojmë gjithë klientët që Kompania “Pastrimi”, ofron mundësinë e marrëveshjes për riprogramim të borxheve me këste deri 12 muaj. Ju bëjmë thirrje gjithë klientëve të Kompanisë “Pastrimi”, SH.A që të përmbushin obligimet e tyre që kanë ndaj kompanisë sonë sepse në rast të mospagesës së obligimeve (borxheve), ju njoftojmë që borxhet e pa paguara pas datës 06 Shtator 2024 do të procedohen tek Përmbaruesit Privat”, thuhet në njoftimin e tyre.