Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pas vendimit të Kushtetueses, PDK-ja i kërkon Osmanit emërimin e anëtarit të dytë në KQZ

Bedri Hamza

Partia Demokratike e Kosovës pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin është deklaruar e papranueshme kërkesa për konflikt kompetencash ndërmjet Presidentes dhe grupeve parlamentare, ka kërkuar emërimin e anëtarit të dytë në KQZ.

Në një komunikatë për media, PDK-ja ka deklaruar se ky vendim konfirmon qartësinë e rendit kushtetues dhe përcakton rolin e institucioneve në procesin e emërimeve në institucionet e pavarura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas këtij aktvendimi, PDK i kërkon Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, emërimin e menjëhershëm të anëtarit të saj të dytë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe praktikën e deritashme institucionale. Vonesat e mëtejshme në këtë proces janë të pajustifikueshme dhe cenojnë funksionimin e rregullt të institucioneve zgjedhore. Respektimi i Kushtetutës dhe garantimi i përfaqësimit të drejtë politik në KQZ janë obligime për të gjitha institucionet përgjegjëse”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për sqarimin lidhur me çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Osmani kishte kërkuar vlerësimin e “konfliktit në mes të kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, përkatësisht në mes të parashtrueses së kërkesës dhe “grupeve parlamentare si trupa të Kuvendit të Republikës së Kosovës” në ndërlidhje me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Lexo përditësimet tjera
Presidentja Vjosa Osmani

Kushtetuesja shpall të papranueshme kërkesën e Osmanit lidhur me emërimin e anëtarëve të KQZ-së

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të papranueshme kërkesën e presidentes Vjosa Osmani për sqarimin...