Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Partitë politike, të gatshme të shkojnë në zgjedhje të vetme

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth vlefshmërisë së votës së Etem Arifit, është mirëpritur nga të gjithë.

Në konferenca të ndara për media, krerët e partive politike u zotuan se do ta respektojnë vendimin e të organit më të lartë gjyqësor në vend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ata po ashtu deklaruan se janë gati për zgjedhjet e parakohshme.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se edhe LDK-ja shkon e vetme në zgjedhje. Mirëpo, nuk ka treguar nëse ai do të jetë kandidat për kryeministër.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, duke kritikuar qeveritë e deritanishme, kanë thënë se janë të gatshëm të qeverisin me vendin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në anën tjetër, nuk heq dorë nga posti i presidentit dhe synon po ashtu edhe ulësen e të parit të ekzekutivit.

Gjykata Kushtetuese të hënën në mbrëmje konstatoi se vota e Etem Arifit, që ishte vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti është kundërkushtetuese dhe e urdhëroi u.d. të presidentes, Vjosa Osmani që ta caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme jo më larg se 40 ditë.