Partitë politike i kanë publikuar listat me kandidatë me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 28 dhjetor.
Në lista ka pak risi pasi shumica e emrave janë ata të cilët kanë kandiduar edhe në zgjedhjet e kaluara.
Listës së Lëvizjes Vetëvendosje i prin kryetari i saj, i cili ëstë edhe kryeministër në detyrë Albin Kurti.
Ai pasohet nga Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schwarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku e Shqipe Mehmeti-Selimi. Në listë është edhe Andin Hoti, që mban numrin 11 si dhe ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

Në dhjetëshen e parë pos Bedri Hamzës janë edhe Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Besa Kabashi Ramaj, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Sala Jashari dhe Kujtim Gashi.
Hamza e ka quajtur listën gjithëpërfshirëse e me profesionistë të shumtë. “Energji e re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin. Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror. Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara", ka shkruar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në Facebook.

Në dhjetëshen e parë të listës së Lidhjes Demorkatike të Kosovës, pas Lumir Abdixhikut janë Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Abdullah Hoti, Anton Quni, Jehona Lushaku-Sadriu, Ferid Agani dhe me numrin 10, Ukë Rugova.
Abdixhiku ka thënë se lista është kombinimi i “njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri”.
Në listë nuk është përfshirë ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili ka thënë se përjashtimi i tij nga lista e LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, është një padrejtësi e pashembullt.

Në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në dhjetëshen e parë, pas Ramush Haradinajt, janë renditur Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Gani Dreshaj, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.

Edhe Nisma e cila në këto zgjedhje do të garojë e vetme, e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.
Dhjetë të parët në listën e Nismës janë: Fatmir Limaj, Xhevahire Izmaku, Arbëreshë Krasniqi, Mevludin Krasniqi, Endrit Shala, Albulena Balaj Halimaj, Artan Nimani, Çerkin Dukolli, Jehona Rrafshi Lumi dhe Nexhat Mustafa.
Kryetari i Nismës, Limaj, në një konferencë për media të dielën mbrëma, ka thënë se nëse e kalojnë pragun zgjedhor prej 5% atëherë në Kuvendin e Kosovës, Nisma do t’i bashkohet Grupit Parlamentar të PDK-së.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të organizohen më 28 dhjetor. Ato u shpallën meqë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit asnjë nga dy të mandatuarit për ta bërë qeverinë, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, nuk arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme në Kuvend.
Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt Lëvizja Vetëvendosje pati marrë mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta pati dalë Partia Demokratike e Kosovës me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind. Në vendin e katërt qe radhitur koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.