Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave nga Maqedonia e Veriut në Kosovë, ku ka zënë mallra pa asnjë dokument për prejardhjen.
Gjatë kontrolleve taktike dhe operacioneve në teren në brezin kufitar RKS-RMV në zonën që kufizohet me komunën e Vitisë, njësitet e Doganës thuhet se kanë ndaluar dy automjete transportuese me targa vendore me drejtues shtetas kosovarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë kontrollit të tyre janë hasur mallra komerciale te kontrabanduara nga RMV-ja për të cilin mall nuk kishin asnjë dokument mbi prejardhjen e tyre”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu thuhet se njësitet e Doganës kanë zhvilluar kontrolle edhe në një depo në Prishtinë, pronë e të dyshuarve.
“Nga njësitë e lartcekura është kryer edhe një kontroll në Prishtinë në depon e të dyshuarve ku janë hasur, mallra të ndryshme komerciale pa prejardhje dhe pa dokumentacion përkatës. Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore ku për procedim te mëtejshëm te rastit. Vlera e mallrave sipas tregut është mbi 30.000€ pa llogaritur shmangiet doganore”, thuhet në njoftim.


