Analisti Artan Alijaj ka thënë se shërbyesit fetarë nuk do të duhej të jenë pjesëtarë në zgjedhje, tek ka folur për kandidimin e hoxhë Osman Musliut në listën e Vetëvendosjes.
Alijaj ka theksuar se futja e figurave fetare në politikë është strategji për rritje votash, por sipas tij, ata duhet t’i shërbejnë publikut e jo partive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse e shihni historikisht në Kosovë, çdo parti fituese e zgjedhjeve e ka bërë një përbërje të tillë të listave. Edhe në PDK e ke një grup konservativ fetar, edhe në LDK e ke. Kjo është e thjeshtë, tendencë për rritje të votës ose mbajtje të votës. Sidomos nëse e marrim për bazë prej nga vjen z. Musliu, vjen nga një komunë ku partitë tjera e kanë pasur problematikë të depërtojnë. Është strategji e menduar mirë, por nuk është lajm i mirë sepse shërbyesit fetarë duhet t’i shërbejnë publikut e jo partive”, ka thënë Alijaj.
Berisha: Kurti nuk synon më shumë se 51%
Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare, ka thënë se synimi i Albin Kurtit është ta mbajë shifrën prej 51 për qind të votave, që e mori në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Berisha në “Konfront” të KTV-së ka thënë se është e indinjuar që në listën e Vetëvendosjes ka edhe emra që kanë probleme me ligjin, duke përmendur ish-ministren Rozeta Hajdari ndaj të cilës është ngritur aktakuzë për rastin e rezervave shtetërore.
“Z. Kurti nuk synon më tepër se 51 për qind. Ka një lodhje edhe në popull. Politikisht partia fillon e pëson përgjatë viteve të pushtetit. Ka një konsum, lloj lodhje të popullit nga Vetëvendosje. Z. Kurti sigurisht njihet për flirtimet e tij me të gjitha shtresat e shoqërisë, pasi është pjesë e një ideologjie të majtë që është në gjykimin tim gati e majtë ekstreme...Ajo që më indinjon pak është se në listë ka njerëz që kanë probleme me ligjin, ish-ministre për të cilën ka akuzë. Z. Kurti nuk i sheh këto problematike, si nuk e sheh problematike edhe përfshirjen e një imami në politikë. Po luan me islamin politik...Janë kalkulime të mirëfillta për vota”, tha Berisha.
Pantina për garën politike: LDK-ja nuk është për program, por për pozicione dhe emra
Shqipe Pantina, analiste politike, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës së fundmi nuk ka treguar se është për program, por vetëm për pozita dhe për emra. Ajo ka theksuar se nga fushata për zgjedhjet e 7 qershorit, partitë duhet të japin qëndrimin e qartë për më tutje në konstituimin e institucioneve.
Pantina ka shtuar se listat e kandidatëve për deputetë të katër partive kryesore në vend kësaj here kanë qenë më shumë me emra “të panjohur dhe të rinj”, teksa ka thënë se partitë është dukur se e kanë pasur më vështirë “për të joshur njerëz për të hyrë në lista”.
“Vazhdoj të besoj se programi më i mirë është ai i LDK-së, megjithatë këto kohët e fundit nuk po më duket se janë për program, janë thjesht për pozicione dhe për emra. Gjatë kësaj fushate ne duhet të dimë nga partitë cili do jetë qëndrimi i tyre pas këtyre zgjedhjeve dhe kush do jenë vartësit e institucioneve. Çështja e emrave është e rëndësishme kësaj here”, u shpreh Pantina në Konfront.