Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paga e 13-të do të ekzekutohet në fund të këtij muaji

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka renditur projektet për të cilat është zotuar se do të realizohen.

Përmbushjen e tyre, Kurti ka deklaruar se e ka nisur me miratimin e buxhetit prej 4 miliardë eurosh në Kuvendin e Kosovës e ku përfshihet edhe paga e 13-të për punëtorit e sektorit publik. Kurti njoftoi se do të ekzekutohet në fund të këtij muaji, apo në fund të marsit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sa i përket përmbushjes së zotimeve, po e nisim me buxhetin e vitit 2026 të miratuar në Kuvend në lexim të dytë. Buxheti në vlerë rreth 4 miliardë euro e përfshinë edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që do të shpërndahet në fund të muajit që nisi sot”, ka deklaruar kryeministri Kurti.