Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se e ka liruar nga detyrë ushtruesin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti.
Ajo ka thënë se në vend të tij e ka emëruar si ushtrues detyrë Faik Kelmendin.
“Ky ndryshim vjen si pjesë e procesit të reformave dhe forcimit të kapaciteteve tona institucionale. Synimi ynë mbetet rritja e efikasitetit dhe llogaridhënies, me qëllim që të avancojmë me sukses prioritetet tona në fushën e kadastrës dhe pronës, në shërbim të qytetarëve dhe shtetit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Pacolli gjatë ditës ka njoftuar se e ka emëruar Bajram Kafexhollin si ushtrues detyre të Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë
“Ky emërim vjen në funksion të ndryshimeve që po bëjmë dhe të forcimit të kapaciteteve të Ministrisë me qëllim të rritjes së efikasitetit për të avancuar prioritetet tona. Ne jemi të përkushtuar për reforma të vazhdueshme në kthimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e mjedisit”, ka shkruar ajo.
-
Qeveria në detyrë synon ta pastrojë Kosovën me 1 milion euro
-
Gjykata refuzon paraburgimin për pesë të dyshuarit në rastin e Agjencisë Kadastrale
-
Pacolli emëroi u.d. të Autoritetit të Pellgjeve, Qerimi e akuzon për shkelje ligjore e ndërhyrje politike
-
Havolli e Begolli marrin poste në kabinetin e Ramës
-
Jetmir Haziri emërohet drejtor i ARC-së