Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për televizionin polak “TVP World” u ka bërë thirrje partive politike në Kosovë që të arrijnë një marrëveshje dhe t’i themelojnë institucionet. 

Osmani ka thënë se partitë politike duhet t’i lënë dallimet anash dhe ta vendosin interesin e vendit para. 

“E shfrytëzoj rastin që t’u bëjë thirrje sërish të gjitha partive politike që ta vendosin interesin e vendit para, e t’i lënë anash dallimet. Të tentojnë të formojnë një koalicion të shumicës parlamentare e cila e dërgon Kosovën para”, ka thënë Osmani. 

Osmani ka thënë se shkaku i kësaj bllokade politike, po humben projekte të Bashkimit Evropian, po humben dritare të mundësive me administratën e re të SHBA-së, për të cilat është punuar. 

“Shumica e marrëveshjeve duhet të shkojnë në Kuvend për t’u ratifikuar e në Qeveri për zbatim. Njerëzit e Kosovës duhet të kenë një qeveri efikase me fuqi të plotë”, tha Osmani. 

Ajo ka shtuar se Kosova nuk e ka luksin të qëndrojë aq gjatë pa institucione. 

“Do të ketë shumë që thonë Belgjika ka dy vjet pa qeveria, Austria ka 6 muaj. E kuptoj, por ne nuk e kemi luksin me prit aq gjatë. Ne duhet vërtetë të ecim para me reforma, me anëtarësim në organizata”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtura se nuk beson se ka ndikim nga jashtë në partitë e mëdha politike në Kosovë, në mënyrën se si reagojnë. 

“Është besim i tyre personal, se me kë duan të punojnë. Është shumë lokale”, tha Osmani. 

Të dielën dështoi tentimi i radhës për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, propozoi Hekuran Muratin, Arbërie Nagavcin dhe Dimal Bashën, por kandidatët nuk  i morën votat e nevojshme. Seanca e radhës do të mbahet të martën në ora 11:00. 

 

Në intervistën për televizionin shtetëror të Polonisë, Osmani, ka shprehur kritika edhe për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

Ajo ka thënë se ndonëse Kosova është e rreshtuar qind për qind me politikat e BE-së dhe se 97 e qytetarëve në Kosovë janë pro anëtarësimit në BE dhe NATO, prapë kjo duket se pak po u bie në sy shteteve anëtare. 

“Nëse e shihni si ka përparuar rajoni, Serbia që është fqinja jonë, ndonëse është përfundi 40 për qind e rreshtuar, nuk i ka vendosur sanksione Rusisë dhe as ndonjë kundërshtari tjetër të BE-së, ende po vazhdon drejt anëtarësimit. Duket sikur kriteret e vlerat nuk kanë vërtetë rëndësi për disa shtete anëtare. Nuk do të thotë se durimi ynë po soset, ne po punojmë, është proces i gjatë e njerëzit janë të frustruar, por ne nuk kemi alternativë tjetër”, ka thënë Osmani. 
 


 

Osmani: Vuçiqi nuk është mes dy karrigeve, është ulur në karrigen e Rusisë

3 o. më parë / 25 gus 2025 11:09
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistë për televizionin polak “TVP” ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është mjeshtër i propagandës. Ai ka thënë se me propagandën e tij Vuçiqi po i bën Perëndimin të besojnë se ai është duke qëndruar mes dy karrigeve, por thotë se në fakt Vuçiqi ka zgjedhur të ulet në karrigen e Rusisë. 

“Vuçiqi ka përdorur propagandën si mjet kryesor me dekada. Kur Millosheviqi bënte lufta në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, ai zgjodhi një person ministër të propagandës – Vuçiqin. Nga e gjithë ish-Jugosllavia e zgjodhi Vuçiqin si ministër të propagandës, në kohë lufte. Vuçiqi, njeriu që sot është president i Serbisë. Propagandën e bën më së miri. E ka përdorur në mënyrën për ta bindur Perëndimin se qëndron mes dy karrigeve. Por, ai nuk është në mes, është në karrigen e Rusisë, e tjetra është aktrim bazuar nga përvoja. Ai propagandën po e përdor tash edhe kundër njerëzve të tij”, tha Osmani. 

Osmani është pyetur edhe nëse mendon se situata në Serbi, me protestat masive, mund të ndikojë në Kosovë. 

“Vuçiqi kur është në telashe në vendin e tij, tenton të shkaktojë probleme në Bosnjë, Kosovë e pjesë tjera. E përdor më pas kartën nacionaliste...Ai do të mundohet ta largojë vëmendjen, por ne jemi të gatshëm ta mbrojmë vendin tonë dhe ta neutralizojmë çdo agresion që mund ta ketë në mendje”, tha Osmani.

 

Osmani: Rusia, Kina e Irani, trekëndëshi i së keqes

3 o. më parë / 25 gus 2025 10:59
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistë për televizionin polak “TVP” ka thënë se Rusia, Kina dhe Irani janë “trekëndëshi i së keqes” që po tenton të ndikojë në Ballkanin Perëndimor. 

“Shpesh them se kur shohim këto forca malinje si Rusia, Kina e Irani, ky trekëndësh i së keqës që tenton ta shtrijë ndikimin në Ballkanin Perëndimor, nuk e bën këtë për bamirësi, por e bën këtë pasi ka ndonjë lloj interesi strategjik”, tha Osmani. 

Ajo ka thënë se Rusia duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor synon ta largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina.