Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të hënën në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, pas së cilit ka theksuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës.
Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentes thuhet se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend si dhe thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale me Turqinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë takimit, Presidentja Osmani vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se Osmani ka kërkuar vazhdim të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.