Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar presidentin e Sirisë, Ahme dal-Sharaa, të premten në Turqi ku do të mbahet Forumi Diplomatik.
Osmani ka thënë se ky takim i parë me presidentin sirian hap “kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë. Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona. Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar Osmani në Facebook.