Presidentja Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për partneritetin e fortë mes Kosovës dhe Turqisë.
Osmani ka shtuar se do të vazhdojnë tutje angazhimin për ta forcuar partneritetin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithmonë kënaqësi ta takoj mikun e çmuar të Kosovës, ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Diskutuam partneritetin e fortë dypalësh midis Kosovës dhe Turqisë në shumë fusha me interes të ndërsjellë. Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Turqisë ndërsa vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Për këtë takim ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.
“Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, u prit nga Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, në margjinat e Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në Tiranë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në samitin e organizuar nga Presidenca Shqiptare nën temën "Promovimi i Stabilitetit dhe Prosperitetit nëpërmjet Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE", morën pjesë krerët e shteteve dhe qeverive, ministrat e jashtëm nga 13 vendet pjesëmarrëse të SEECP-së dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.