Presidentja Vjosa Osmani, ka sqaruar deklaratën e saj dhënë në një intervistë për median ndërkombëtare Politico, në lidhje me mospërputhjen në numrin e rasteve që lidhen me veprimet e grupeve kriminale serbe në veri të vendit.
Ajo ka thënë se kjo ka qenë e paqëllimshme.
Në një deklarim për media, Osmani ka theksuar se gjatë intervistës e ka pasur fjalën për numrin e rasteve ku bandat serbe kanë qenë të përfshira, të cilat, sipas saj, arrijnë në qindra.
Ajo përmendi se vetëm sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it përbëjnë 93 raste.
“Në intervistën që e kam dhënë për Politico janë bërë ndryshimet e nevojshme, në fakt çfarë kam menduar ka qenë numri i rasteve, sepse bandat serbe kanë qenë të involvuara në qindra raste. 93 raste i kemi vetëm të sulmeve ndaj ushtarëve të KFOR-it. Pra, kam menduar për raste dhe ka qenë diçka shumë e paqëllimshme që është bërë”, ka thënë ajo.
Osmani ka shtuar se pas vërejtjes së gabimit, saktësimet janë bërë menjëherë edhe në versionin online të intervistës.