Presidentja Vjosa Osmani në një takim me ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde, ka garantuar se do të veprojë në përputhje me Kushtetutën sa i përket stabilitetit institucional. Në takim njoftohet se është diskutuar për procesin e konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Bëhet e ditur se Osmani dhe Rohde kanë folur edhe për zhvillimet tjera politike dhe situatën e sigurisë në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ndër të tjera, u diskutua për procesin e konstituimit të institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit. Presidentja ka riafirmuar se sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Në takim, Presidentja Osmani vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjermaninë dhe partneritetin e palëkundur ndërmjet dy shteteve, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve të përbashkëta për ta thelluar këtë partneritet dhe për të mbështetur rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.