Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales “Notre Dame” në Francë krahas liderëve botërorë, ka njoftuar Presidenca të premten.
Katedralja “Notre Dame” do të rihapet të shtunën, pesë vjet pas zjarrit që shkatërroi monumentin 850-vjeçar.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë liderët botërorë, përfshirë presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Presidenti francez Emmanuel Macron gjithashtu ka ftuar Osmanin edhe në Pallatin Elysee për një darkë.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani udhëton në SHBA, merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes
-
Kosova në Bordin e Paqes me ftesë të Trumpit
-
Osmani për takimet me liderët botërorë: Diskutime të rëndësishme në interes të Kosovës
-
Për një ditë presidentja Osmani dha dekorata gati sa gjatë tre vjetëve bashkë
-
Osmani takon Rubion, ia thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO