Presidentja Vjosa Osmani është pritur në darkë zyrtare të enjten nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca, thuhet se Osmani dhe Guerot në këtë takim kanë diskutuar mbi konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend. Në këtë takim, ndër të tjera, u diskutua edhe për procesin zgjedhor, certifikimin e rezultateve si dhe konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se theks i veçantë iu kushtua avancimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës, me fokus në projekte konkrete që mund t`i forcojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.