Arbëri

Oravi uron Kurtin: Dakordohen të punojnë për reforma për rrugën evropiane të Kosovës

Orav - Kurti

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë Aivo Orav e ka uruar kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen e tij në këtë post. 

Në njoftimin e Zyrës së BE-së thuhet se Orav dhe Kurti janë dakorduar për rifillim të punës për reforma për rrugën evropiane të Kosovës. 

“Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, uroi sot kryeministrin Albin Kurti për rizgjedhjen e tij të tretë. Ata ranë dakord të rifillojnë punën për reformat për të çuar përpara rrugën evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.