Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar se është takuar të mërkurën me kryeministrin Albin Kurti.
Orav ka thënë se në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike, si dhe për bashkëpunimin e agjendën e BE-së në Kosovë.
“Pata një mundësi të mirë për t'u takuar me Kryeministrin Albin Kurti sot. Diskutuam zhvillimet e fundit politike dhe bashkëpunimin tonë në agjendën e BE-së në Kosovë”, ka shkruar ai në platformën “X”.
Orav ka shtuar se BE-ja mbetet e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në hapjen e rrugës për përparim dhe stabilitet.
Teksa nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se në këtë takim është diskutuar edhe për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
"Pjesë e diskutimit ishin edhe të gjeturat e raportit të misionit të vëzhguesve të BE-së, që kanë evidentuar ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë. U theksua se ndërhyrje të këtilla në zgjedhje dhe shpërndarja e dezinformatave përbëjnë kërcënime ndaj demokracisë", thuhet në kumtesë.
-
Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Dialogu me Serbinë, thelbësor për integrimin evropian
-
“Aktualiteti politik”, temë takimi mes kryeministrit në detyrë dhe shefit të zyrës së BE-së
-
Kurti: Orav e solli BE-në më afër Kosovës dhe Kosovën më afër BE-së
-
Oravi uron Kurtin: Dakordohen të punojnë për reforma për rrugën evropiane të Kosovës
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së