Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që në rend dite në seancën plenare të futen tetë projektligje, në mesin e tyre ai për çmimet tavan, për lojërat mesdhetare, për banimin social, për sigurimet shëndetësore, e të tjerë.
Por, pa mbështetjen e partive të tjera opozitare këto projektligje nuk arritën të futeshin në rendin e ditës së premte, 10 prill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se këto projektligje nuk janë urgjente për t’u shqyrtuar nga e premtja.
“PDK e konsideron se këto propozime nuk janë asnjë urgjente dhe si të tilla nuk e mbështet asnjë të trajtohet jashtë procedurave të rregullta. Kjo është vetëm tendencë për të krijuar agjendë të re të fushatës zgjedhore”, ka thënë ai.
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka quajtur të paarsyeshme futjen në rend dite të këtyre projektligjeve.
“Projektligje që kanë kaluar këtë javë në komisione dhe po vinë për tu miratuar në procedurë të përshpejtuar. Temat janë tepër të rëndësishme por jo në periudhën për të cilën duhet të shqyrtohen, sepse kërkojnë të analizohen. Kjo urgjencë është e paarsyeshme dhe nuk do të përkrahet nga ne”, u shpreh ajo.
E, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, derisa ka thënë se po ashtu nuk mbështet ndryshimin e rendit të ditës, ka kërkuar që kjo të mos kthehet në praktikë parlamentare.
“Nuk ka logjikë të prishet rendi i ditës çdo seancë. Jo që nuk e mbështesim por kjo kërkoj të mos kthehet në praktikë parlamentare”.
Vetëm Grupi Parlamentar multietnik i dha mbështetje të gjitha projektligjeve.