Tensione ka pasur edhe të enjten përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku deputetët e përjashtuar të opozitës kanë kërkuar të hyjnë me forcë.
Deputetët janë paraqitur me një slogan në duar që thoshte: “Edi Rama Mafia”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta janë përplasur me efektivët e gardës në hyrje të Kuvendit. Objekti është rrethuar me gardh metalik.
Ndërsa seanca plenare ka nisur brenda, deputetët opozitarë që ishin të pranishëm grumbulluan karrige te foltorja.
Deputetja e PD-së, Elda Hoti, u përjashtua nga seanca pasi u akuzua se hodhi lëndë të dyshimtë aty. Por, Hoti ka thënë se ishte aromatizues teksa ka bërë thirrje që prokuroria ta verifikojë./ A2News