Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të martën do të mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media nga ora 19:30 për një “operacion policor në veri”.
Zyra e informimit të Policisë ka njoftuar se në konferencë do të paraqiten detaje “të një operacioni policor të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të armatimit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonferenca do të mbahet në objektin e Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë të Veriut.