Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OEK: Ndërhyrja në çmimet e karburanteve rrezikon të çrregullojë funksionimin normal të tregut

nafta

Oda Ekonomike e Kosovës ka thënë se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për vendosjen e marzhave maksimale për produktet e naftës, ndërhyn në mënyrë të drejtpërdrejtë në tregun e lirë dhe cenon parimet e konkurrencës së drejtë.

Përmes një komunikate, OEK ka thënë se çmimet e karburanteve përcaktohen nga një kombinim faktorësh ndërkombëtarë dhe lokalë, duke përfshirë luhatjet e çmimeve në tregjet globale, kostot e transportit, zinxhirët e furnizimit dhe zhvillimet gjeopolitike. Sipas Odës, masa të tilla administrative nuk reflektojnë këto realitete dhe mund të ndikojnë negativisht në furnizimin dhe konkurrencën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vendosja e kufijve të çmimeve për karburantet nuk është në përputhje me parimet e ekonomisë së tregut të lirë dhe rrezikon të çrregullojë funksionimin normal të tregut, duke kufizuar lirinë e operatorëve ekonomikë,” thuhet në komunikatën e OEK-ut.

OEK i ka bërë thirrje Ministrisë që të rishqyrtojë këtë vendim dhe të gjejë mekanizma alternative për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së drejtë, pa ndërhyrje direkte në çmime.
 

Lexo përditësimet tjera
Cmimet e naftes, derivateve - benzina

Oda Amerikane kërkon të shfuqizohet vendimi për kontrollin e çmimeve në tregun e karburanteve

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur kundërshtimin e saj lidhur me vendimin e fundit të...