Njësia A3 e Termocentralit Kosova A është rikthyer në operim mëngjesin e së premtes, një ditë pasi Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se kjo njësi ka dalë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar.
KEK-u ka njoftuar se aktualisht njësia A3 është në operim të rregullt dhe gjendja është stabile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rikthimi i njësisë është mundësuar falë reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit profesional të stafit të Termocentralit Kosova A, të cilët kanë punuar pandërprerë, përfshirë edhe ndërrimin e tretë. Procesi i startimit ka filluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa sinkronizimi me rrjetin është realizuar rreth orës 08:00”, thuhet në njoftim.