Kanë nisur punimet në rrugën “Jim Xhema”, e njohur edhe si “Rruga A”. Projekti do ta lidhë Prishtinën e Re me Kalabrinë, duke e shkarkuar edhe ngarkesën e trafikut në Prishtinë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se faza e parë e punës do të përfundojë brenda 240 ditësh dhe do të kushtojë 8.4 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky është një projekt madhor dhe më rëndësi shumë të madhe për këtë arsye e kemi edhe një dinamikë të përshpejtuar e kemi 1.5 kilometra ku do të fillojmë nga të dy anët edhe nga ana e Kalabrisë dhe Prishtinës së re. Faza e parë përveç që i trajton rrugët i trajton edhe kanalizimet sidomos Kalabria e ka pasur një problem të madh me kanalizimet, dhe rrezikshmëritë do të minimizohen. Faza e parë do të kushton 8.4 milionë dhe kjo fazë pritet të përfundojë për 240 ditë”, ka thënë Rama.