Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krerët shtetërorë kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit

ngritja e flamurit

Foto: Driton Paçarada

Me ceremoni shtetërore është ngritur flamuri i Republikës së Kosovës në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë.

Të pranishëm ishin edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me kabinetin e tij dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ajo ka thënë se është një ditë ku të gjithë bëhen bashkë për të festuar e edhe për t’i nderuar ata që dhanë jetën.

“Sakrifica ka qenë shekullore, kanë qenë breza të tërë që kanë dhënë gjithçka që sot ta gëzojmë shtetin e Kosovës. Shprehim respektin e thellë për presidentin historik Ibrahim Rugova, sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë ata që dhanë jetën që ne ta gëzojmë shtetin tonë”, ka thënë ajo.

Edhe Krerët shtetërorë nderojnë të rënët me homazhe, kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit LAJMET E MBRËMJES 4 muaj më parë Krerët shtetërorë nderojnë të rënët me homazhe, kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se sot e edhe çdo ditë tjetër kujtohen me nderim të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për pavarësi.

“Sot nderojmë edhe figurat e larta që kontribuuan në rrethana të ndryshme. Pavarësinë e nderojmë nëse punojmë me institucionet funksionale”, ka thënë ajo.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova po rritet.

Sipas tij, po rritet numri i njohjeve të shtetësisë, fuqia e shtetit e edhe ekonomia e vendit.

Edhe Jasharët dhe të rënët gjatë luftës nderohen në 18-vjetorin e Pavarësisë LAJMET E MBRËMJES 4 muaj më parë Jasharët dhe të rënët gjatë luftës nderohen në 18-vjetorin e Pavarësisë

“Para 18 vjetëve lindi pavarësia e Kosovës por lindi e pjekur sepse shumë gjenerata sakrifikuan që ne të jemi të lirë e të pavarur. Gëzuar pavarësia dhe kremtofshim të gjithë bashkë për jetë e mot”, ka thënë ai.

Ngritja e flamurit ka qenë pikënisja e aktiviteteve të cilat do të mbahen sot gjatë ditës për të shënuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

No description available.
No description available.
Lexo përditësimet tjera
flamuri

18 vjet shtet

Sot Kosova feston 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.Më 17 shkurt 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme...