Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ngrihet aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve për “keqpërdorim detyre” në Ministrinë e Infrastrukturës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, nën dyshimin për keqpërdorim detyre në vitin 2019.

Të akuzuar janë M.G., B.R, V.B., Z.A., J.A., E.M., I.B., B.D.,N.P. dhe G.M.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të pandehurit akuzohen se “në bashkëkryerje duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, si dhe, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore, me dashje vepruan në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit, Ligjin për ndarjet buxhetore të vitit 2019, Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, si dhe, me aktet tjera ligjore dhe nën ligjore”.

Të gjithë këta zyrtarë akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa e pandehura V.B. akuzohet edhe për “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.