Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Neziri: Protesta shkon përtej aspektit administrativ, prek politikën dhe barazinë gjuhësore

Xhelal Neziri

Xhelal Neziri, analist politik në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se protesta e studentëve në shikim të parë ka të bëjë me një çështje administrative, por sipas tij, më shumë është çështje politike dhe çështje e barazisë gjuhësore.

Ai në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se qeverisë nuk i përshtatet kjo protestë e as ky debat për gjuhët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Megjithatë nuk është problemi i lokalizuar vetëm te kjo pengesë administrative. Kanë ndodhur shumë gjëra para se të vijnë në këtë pikë që kanë nxitur shqetësime te shqiptarët në Maqedoni, që ajo që u arrit në Marrëveshjen e Ohrit një çerekshekulli më parë, sikur ka tendenca të rihapet sërish”, ka thënë ai.

Ka shtuar se në Maqedoninë e Veriut tre herë është miratuar një ligj i gjuhës.

Neziri ka thënë se kur ka protesta në të cilat bëhet fjalë për vlera, ka edhe nuanca të politikës.

Ai ka shtuar se studentët nuk kanë adresuar vetëm problemin e provimit të jurisprudencës, por kanë adresuar një problem që ka të bëjë më barazinë qytetare.

Sipas tij nuk është protestë e shqiptarëve kundër maqedonasve.

“Pati reagime të ndara, kishte intelektualë të afërt me pushtetin e afërt që e etiketuan si të përkrahur nga opozita shqiptare, por kishte edhe reagime konstruktive në përkrahje të protestës edhe nga partitë maqedonase sepse është e qartë se bëhet fjalë për shkeljen e ligjit për gjuhët. Kjo është e qartë jo vetëm për ekspertët juridikë por për të gjithë që dinë të lexojnë ligjet”,  ka deklaruar ai.

Neziri ka thënë se kjo është tendencë e partnerit të vogël qeverisës, partia “Znam”, e cila ka lidhje të ngushtë me Beogradin.

Ka shtuar se studentët nuk kanë protestuar kundër shtetit, por që shteti të funksionojë më mirë.

Ai ka thënë se të gjitha partitë duhet të rreshtohen në njërën anë kur bëhet fjalë për shtetin ligjor.